11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDita Botërore e Kancerit/ Si mund të ndihmojë parandalimi dhe përgatitja e...

Dita Botërore e Kancerit/ Si mund të ndihmojë parandalimi dhe përgatitja e vetes

4 shkurti shënon Ditën Botërore të Kancerit, në nder të ndërgjegjësimit të publikut për këtë sëmundje.

Qëllimi është të informojë njerëzit në lidhje me parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mundësitë e trajtimit të kancerit.

Parandalimi primar është i lidhur me një stil jetese të shëndetshëm:

-Shmangni duhanin,
-Zvogëloni konsumin e alkoolit ose mos konsumoni fare,
-Kujdesuni për mbrojtjen nga rrezet UV,
-“Ushqim i kujdesshëm”, pra gatimi me produkte të freskëta, duke mos përdorur ushqim të përpunuar intensivisht industrialisht,
-Mbikëqyrja e peshës së trupit – obeziteti rrit riskun e diabetit dhe kancerit,
-Aktivitet dhe ushtrime disa herë në javë në intensitete të ndryshme,
-Zvogëloni stresin – stresi dobëson sistemin imunitar,
-Kujdesuni për shëndetin mental,
-Shmangni substancat kancerogjene – ato mund të gjenden në ndotjen e ajrit, për shembull, ose prodhohen gjatë gatimit në barbecue. Neurotoksinat si alkooli apo duhani shkatërrojnë dhe degjenerojnë qelizat, duke rritur rrezikun e kancerit.
-Parandalimi sekondar përfshin ekzaminime parandaluese; të rëndësishme siç janë ekzaminimet e prostates, testikujve dhe gjirit.

Jeni diagnostifikuar me kancer? Po tani?

Kanceri është tani më i shërueshëm në shumë raste. Por në momentin e diagnostifikimit, shpesh duket shumë lajm i rëndë për të prekurit dhe ata që i rrethojnë.

LEXO EDHE: 4 Shkurti, Dita Botërore e Kancerit/ Çfarë ofron SIGAL UNIQA për sëmundjen që merr miliona jetë çdo vit?

Çfarë ndodh në atë moment?

Diagnostifikimi me kancer fillimisht të lë në një gjendje shoku. Kjo është normale, por nuk është e mirë pasi ju bën të humbisni kohë. Një nga gjërat që nuk është shumë e voitshme me kancerin është koha. Prandaj, është e rëndësishme të dilni nga kjo gjendje dhe të ndërmerrni një veprim shpejt.

Si është e mundur kjo?

Në këtë proces, kaloni nëpër pesë faza – mosdashja për ta pranuar, zemërim, negocim, depresion, dhe në fund, pranim. Në fazën e pranimit, mund të jeni në gjendje të veproni. Nëse e njihni këtë proces, mund ta shkurtosh dhe të arrish në pranim më shpejt. Prandaj, ndihmon të përqendrosh vëmendjen tënde në opsione sa më shpejt. Sepse gjithmonë keni mundësi dhe opsione.

Cilat janë hapat në vazhdim?

Zakonisht rezultatet fillestare i merr nga radiologu. Mund të duhet kohë derisa të bëhet një takim në një institut në varësi të llojit të kancerit për fillimin e trajtimit të sëmundjes. Këtë kohë mund ta përdorni për të organizuar gjërat, për shembull, mendoni se si t’i thoni fëmijëve, cilin psiko-onkolog mund të ju shoqërojë gjatë terapisë. Mund të bëni takime me kardiologun dhe dentistin, të merrni informacion nga kompania e sigurimeve shëndetësore.

Si ndikon kanceri në një lidhje?

Ju duhet të gjeni identitete të reja brenda vetes pasi humbni pjesën e përditshme të jetës në lidhjen dhe gjithashtu sepse ankthi filloh herë pas here t’ju kaplojë. Psiko-onkologët thonë se lidhjet që ishin të forta para se kanceri të shfaqej dalin nga kjo krizë më të forta. Në kundërshtim, lidhjet që ishin të brishta mund të përkeqësohen ose madje të shemben.

Jeto shëndetshëm

Të qëndruarit i shëndetshëm do të thotë të investosh në veten tënde.Fokusi është te ilaçet, por që të shënoni sukses edhe në terapinë tuaj, ju duhet të jeni të stërvitur fizikisht dhe mentalisht. /SIGAL UNIQA

LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat