0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet-45°, ngrijnë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja/ 27 viktima

-45°, ngrijnë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja/ 27 viktima

Dëborë, ngrica dhe temperatura ekstremisht të ulta.

Kështu po mbyllet java e dytë për perëndimin e Kanadasë dhe veriperëndimin e Shteteve të bashkuara, ku dëbora i ka kaluar tashmë 38 cm dhe shumë më shumë priten në ditët në vijim, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Janë me dhjetëra shtetet amerikane që po përjetojnë temperaturë ekstreme këtë pjesë të dytë të janarit, që duket që do të zgjasë deri në fillim të shkurtit.

Miluoki ka ngrirë i gjithi, me rrugët që janë shndërruar në pista kishë ndërsa banorët e Uashingtonit do ta shfrytëzojnë dëborën e parë për këtë dimër gjatë të gjithë fundjavës.

Më shumë se 70 milionë amerikanë janë paralajmëruar për dimrin e ashpër, nga Oregon në Mein.

Në disa zona, sipas Shërbimit Kombëtar, temperaturat kanë rënë deri në -45 gradë celcius ndërsa Teksas ka paralajmëruar për erëra të acarta, në temperature krejt të pazakontë, deri në -32 gradë celcius.

Vetëm këtë javë 27 vetë kanë humbur jetën për shkak të hipotermisë dhe aksidenteve automobilistike, për shkak të rrugëve të ngrira.

LEXO EDHE: Stuhia e dëborës përfshin Ballkanin/ Kërkoni më shumë siguri dhe lehtësi në udhëtimet tuaja? Ja zgjidhja

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat