Gjatë vitit 2023, si pjesë e programit pilot të agrosigurimit ku përfshihen 13 kultura bujqësore, sipërfaqja totale e tokës e siguruar arriti në 11 mijë hektarë, shkruan ArmInfo.
Po flasim për Ameninë, një shtet thuajse i barabartë në popullsi me Shqipërinë (rreth 2.7 milionë banorë).
Sipas shefit të departamentit për hartimin e programeve bujqësore në Ministrinë e Ekonomisë, Ira Panosyan, shprehet se krahasuar me 2021, numri i kontratave të agrosigurimit u dyfishua dhe sipërfaqja e tokës së siguruar u rrit me 80%.
Megjithatë, në totalin e portofolit të tregut, pesha e sigurimeve në bujqësi mbetet e vogël, pavarësisht rritjes së lehtë nga 2% në 3.4%.
Në program marrin pjesë kompani të tilla sigurimesh si INGO Armenia, LIGA Insurance dhe Sil Insurance.
Totali i primeve të mbledhura prej tyre gjatë 9 mujorit 2023 u dyfishua, duke arritur në rreth 4,8 milionë euro).
INGO Armenia vazhdon të kryesojë tregut me 69% të tij, e ndjekur nga LIGA Insurance (16%).
Sa e rrezikuar është bujqësia nga ndryshimet klimatike?
Studimet e bëra tregojnë se Ballkani, dhe sidomos pjesa mesdhetare e tij, pritet të jetë mjaft e goditur nga ndryshimet klimatike, të cilat do të shkaktojnë rritje të temperaturave, pakësim të reshjeve totale vjetore.
Por një ndikim shumë i dëmshëm për bujqësinë është rritja e ndjeshme, që pritet të ndodhë, e fenomeneve ekstreme klimatike, si temperatura ekstreme (të larta apo të ulëta), reshje të dendura në formë shtrëngatash që shkaktojnë përmbytje, apo edhe erozion të tokave bujqësore, thatësira të tejzgjatura etj. Këto fenomene kanë ndikime të drejtpërdrejta në prodhimin bujqësor.
Përveç rënies së rendimentit, i cili në Shqipëri, për disa bimë, deri në vitin 2050 parashikohet të arrijë deri në 8-10% dhe deri në vitin 2100, deri në 18%, ka edhe pasoja të tjera që lidhen me uljen e cilësisë së prodhimit sidomos te frutat e perimet, apo edhe me humbjen e cilësive të tokës bujqësore nga rritja e kripëzimit, pakësimi i lëndës organike në tokë, apo edhe humbja e tokës nga erozioni i shtuar.
Cilat zona janë më të rrezikuara dhe cilat kulturat bujqësore?
Të gjitha zonat, në një mënyrë apo një tjetër, janë të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, por sigurisht, zonat ku priten që dëmet të jenë më të mëdha janë zonat fushore, pikërisht aty ku edhe bujqësia është më intensive.
Në zonat malore, rreziku më i madh vjen nga reshjet e dendura, të cilat do të rrisin rrezikun e erozionit të tokës, ndërsa rritja e temperaturave, në njëfarë mënyre, jo vetëm nuk do të pengojë, por përkundrazi do të ndihmojë rritjen e bimëve, si të atyre të kultivuara, ashtu edhe të prodhimit të kullotave natyrore.
Në zonat fushore e kodrinore, problemet më të mëdha do të krijohen nga rritja e temperaturave gjatë verës dhe zgjatja e mëtejshme e thatësirave, sigurisht pa lënë mënjanë edhe mundësinë në rritje të përmbytjeve gjatë stinës së dimrit.
Edhe pakësimi i ditëve me temperatura minimale, gjatë periudhës së dimrit, përbën një problem tjetër që ndikon në uljen e cilësisë së disa frutave.
Shkretëtirëzimi i tokave, si pasojë e thatësirave dhe pakësimit të lëndës organike në tokë, si dhe rritja e sipërfaqeve të kripëzuara janë dy pasoja të tjera të pritshme në zonat fushore, nga ndryshimet klimatike që do të pakësojnë sipërfaqen e përdorshme të tokës bujqësore.
Kulturat më të ndjeshme janë ato që mbillen gjatë pranverës, të cilat kultivohen gjatë periudhës së verës. Relativisht, më pak të prekura do të jenë kulturat dimërore.
Perimet janë ndër kulturat më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, por edhe frutat dhe bimët e tjera të arrave si misri, apo bimë të tjera që përdorin sasi të mëdha uji për zhvillimin e tyre do të pësojnë një rënie të rendimenteve.
Fermerët nuk do të kenë humbje ekonomike vetëm nga rënia e prodhimit dhe cilësisë së produkteve të tyre, por edhe nga rritja e shpenzimeve për më shumë ujitje, apo për marrjen e masave për mbrojtjen e bimëve ndaj rritjes së përhapjes së sëmundjeve dhe dëmtuesve, apo rritjes së pranisë së barërave të këqija në parcelat e kultivuara.
Ndaj të gjithë ekspertët e fushës bien dakord në një pikë: Bujqësi pa sigurime nuk mund të ketë. Dhe pa bashkëpunimin qeveri-kompani sigurimesh-fermerë sigurimet në bujqësi nuk mund të jenë kurrësesi të suksesshme.
Sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë nga SIGAL UNIQA
Kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria është përpjekur vazhdimisht të ndërgjegjësojë fermerët për futjen dhe zhvillimin e sigurimeve në bujqësi e blegtori, si një instrument mbrojtës kundër dëmeve që sjellin kosto jo vetëm për ekonomitë familjare por edhe për atë kombëtare.
Sot, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe nëse fermat janë të certifikuara me “GLOBAL G.A.P” atëherë tek SIGAL UNIQA do të gjeni çmime 50% më të ulta në krahasim me rrezikun që kompania e sigurimit merr përsipër.
Certifikimi Global G.A.P (Good Agricultural Practice) në bujqësi është një standard ndërkombëtar për praktikat e mira bujqësore.
Ky certifikim siguron se fermerët dhe prodhuesit e ushqimit ndjekin standarde të larta në prodhimin e ushqimit, duke përfshirë mënyrat e prodhimit, trajtimin e bimëve dhe kafshëve, menaxhimin e ujit dhe mbetjeve, si dhe aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit.
“Global G.A.P” është një mjet për të siguruar që ushqimi është prodhuar me kujdes dhe në përputhje me kërkesat e tregut ndërkombëtar duke ndihmuar prodhuesit të hyjnë në tregjet ndërkombëtare, duke treguar se prodhimi i tyre është i sigurt dhe i cilësisë së lartë.
Mos e lini mundin tuaj pa e siguruar
Për çdo pyetje, mund të shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: 2023, një tjetër faqe suksesi/ SIGAL UNIQA e mbyll vitin në krye të tregut të sigurimeve