Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot.
Mësohet se një motor, i cili ka qenë duke dalë nga një rrugë dytësore për në autostradë, është përplasur nga një makinë.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për në Spitalin Rajonal të Lezhës.
Në motor ndodheshin dy persona, të cilët kanë marrë disa fraktura në trup si pasojë e goditjes.
LEXO EDHE: Keni siguracionin TPL dhe jeni përfshirë në një aksident? Ja si duhet të veproni