15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Në rrugën e duhur, për dekadën më të keqe"/ BB parashikon kohë...

“Në rrugën e duhur, për dekadën më të keqe”/ BB parashikon kohë të vështira për ekonomitë, përfshirë edhe Shqipërinë

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.2% këtë vit. Në raportin “Perspektiva Ekonomike Globale 2024” vlerësohet se në Rajon do të jetë Kosova vendi që pritet të udhëheqë rritjen ekonomike me 3.9%, ndjekur nga Shqipëria bashkë me Malin e Zi.

Këto pritshmëri janë më pesimiste se ato të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë që pret se një zgjerim të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 3.7%.

Një shifër pre 3.2%, në kushtet aktuale të zhvillimit kombëtar, rajonal dhe më gjerë, në rrafsh ndërkombëtar mbetet një shifër relativisht e mirë për t’u vlerësuar nga ana e zhvillimit, pavarësisht se mbetet larg asaj që do të sillte zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, shprehet eksperti Elvin Meka.

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga Bashkimi Europian dhe të ardhurat nga turizmi.

Po sa vlejnë këto parashikime për Shqipërinë?

Shifra prej 3.2% është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me s rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë ndërtimi dhe aktivitetet të pasurive të patundshme”, thotë Meka.

Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet”, thuhet në raportin që paralajmëron për “kohë të vështira” për të gjithë.

Zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm Bruto në rang global parashikohet të ngadalësohet për të tretin vit radhazi, në 2.4 nga 2.6% vitin e sapo lënë pas.

Ka një lloj ngadalësimi global që po ndikohet veçanërisht nga frenimi i ekonomive të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thekson eksperti.

Banka Botërore paralajmëron se përshkallëzimi i konflikteve aktuale në Europën Lindore, pushtimi rus në Ukrainë dhe lufta në Lindjen e Mesme mund të përhapë në botë një falë të fortë, gati shkatërruese krize çmimesh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat