11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet gjatë vitit 2023

250 miliardë dollarë dëme nga stuhitë dhe tërmetet gjatë vitit 2023

Stuhitë shkatërruese në Amerikën e Veriut dhe Europë dhe një seri tërmetesh shkatërruese vitin e kaluar i kushtuan botës rreth 250 miliardë dollarë dëme, sipas një raporti të ri nga kompania më e madhe e ri-sigurimeve në botë, “Munich Re“.

Në një raport të botuar të martën, gjigandi gjerman i risigurimeve tha se fatkeqësitë natyrore në 2023 rezultuan në humbje ekonomike globale afërsisht në përputhje me ato të një viti më parë, ndërsa humbjet e siguruara për vitin arritën në 95 miliardë dollarë (nga 125 miliardë dollarë në 2022).

Sipas “Munich Re”, shifrat karakterizoheshin nga një numër i madh stuhish të forta rajonale, duke vënë në dukje se asetet prej rreth 66 miliardë dollarësh u shkatërruan nga stuhitë në Amerikën e Veriut vitin e kaluar, nga të cilat 50 miliardë dollarë ishin të siguruar.

Në Europë, humbjet nga stuhitë arritën në 10 miliardë dollarë, nga të cilat 8 miliardë dollarë ishin të siguruar.

Ai tha se humbje të tilla të larta nga stuhitë ishin të paprecedentë për SHBA-në dhe Europën. Kompania paralajmëroi se statistikat e humbjeve nga stuhitë, të cilat nganjëherë quhen “rreziqe dytësore” ose ngjarje më të vogla deri në mesatare, ka të ngjarë të priren më të larta në vitet e ardhshme.

Kriza klimatike po e bën motin ekstrem më të shpeshtë dhe më intensiv.

“Munich Re” thotë se ndërsa humbjet ekonomike dhe të siguruara nga viti 2023 mund të mos duken të jashtëzakonshme, ai shënon një tjetër vit dëmesh “jashtëzakonisht të larta” edhe pa ndonjë të ashtuquajtur mega-katastrofa në vendet e industrializuara.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore u rrit në 74,000 vitin e kaluar,  shumë mbi mesataren vjetore prej 10,000 për 5 vitet e fundit. Ndërsa rreth 63,000 njerëz vdiqën (85% e vdekjeve totale të vitit) si rezultat i tërmeteve në 2023, duke vënë në dukje se kjo ishte më shumë se në çdo kohë që nga viti 2010.

LEXO EDHE: Rrebeshe shiu, stuhi ere dhe rrezik për përmbytje/ Doni të jeni një hap përpara rrezikut nga fatkeqësitë natyrore. Ja mënyra më e mirë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat