0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria nën sulme masive kibernetike/ Pse bizneset kanë nevojë për Sigurimi “Rreziku...

Shqipëria nën sulme masive kibernetike/ Pse bizneset kanë nevojë për Sigurimi “Rreziku Kibernetik”

Sulmi kibernetik që nisi të hënën me faqen e Kuvendit, vijoi në mënyrë më masive edhe ditën e djeshme.

Për rrjedhojë, shumë prej faqeve online qeveritare dhe të institucioneve të rëndësishme shtetëtore, në mesin e të cilave edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive të Zyrtarëve dhe Tatimeve u hakeruan.

Sulmi kibernetik u pranua nga vetë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit që bën të ditur se sulmet ishin të shpërndara në formatin ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS).

“Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Theksojmë se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike”.

Agjencia nuk bën publike se nga cilat shtete kanë ardhur këto sulme kibernetike, duke theksuar se prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë.

Por sulmi ndaj faqes së Kuvendit disa ditë më parë u mor përsipër nga iranianët e ‘Homeland Justice’, të cilët me anë të një postimi në rrjetin social Telegram pretendojnë se kanë marrë të gjitha të dhënat e Parlamentit.

Në vitin 2022, Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike masive në disa institucione, kryesisht ato që ofronin shërbime për qytetarët. Shqipëria bëri përgjegjës Iranin me të cilin ndërpreu marrëdhëniet diplomatike.

Sigurimi “Rreziku Kibernetik” nga SIGAL UNIQA

Dhe në një moment të tillë, kur çdo biznes mund të ndjehet i kërcënuar, SIGAL UNIQA Group Austria, ashtu si për çdo rrezik tjetër që na cënon përditshmërinë tonë, vjen me një produkt Sigurimi unik, i cili ka në fokus një nga sektorët më të rrezikuar nga këto sulme kibernetike.

Ky sigurim mbulon të siguruarin për humbjet si rezultat i dëmit kibernetik.

  • Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të shkeljes së mbrojtjes së të dhënave dhe shkeljes së konfidencialitetit;
  • Mbulimi i detyrimit karshi klientëve për shkak të dëmit kibernetik;
  • Shërbimet e reagimit ndaj incidenteve kibernetike;
  • Mbulimi për humbjet e palës së parë si: Ndërprerja e aktivitetit tregtar, Plani i veprimit për të përmirësuar nivelin e sigurisë së informacionit;
  • Mbulimi i shpenzimeve të procedimeve rregullatore si: Hetimet e brendshme; Procedimet rregullatore; Gjobat administrative si rezultat i shkeljes së mbrojtjes së të dhënave ose shkeljes së konfidencialitetit ose dëmit kibernetik;
  • Mbulimi për menaxhimin e krizës si: Shpenzimet e njoftimit; Keshillimi Juridik; Konsultimet për krizën në marrëdhëniet me publikun; Shërbimet e konsulencës në rastin e shantazhit kibernetik;

SIGAL UNIQA ofron mbulim përgjegjësie kibernetike deri në 3 milionë EURO.

Llogarisni online riskun në www.sigal.com.al 

Ose për çdo paqartësi shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat