17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSkandalet tregtare/ Rezerva Federale publikon rregulloren e re: Politikanët dhe zyrtarët të...

Skandalet tregtare/ Rezerva Federale publikon rregulloren e re: Politikanët dhe zyrtarët të deklarojnë transaksionet monetare

Rezerva Federale ka publikuar rregulla te reja tregtare pas polemikave të ditëve të fundit për biznese tregtare të zhvilluara nga zyrtarë të lartë.

Fed ka bërë me dije se rregullat e reja do të ndalojnë politikanët dhe stafin e tyre të blejnë aksione dhe marrëveshjet individuale, si dhe do të kufizojnë tregtimin aktiv nga ana e tyre. Gjithashtu Banka Qendrore u zotua se do të rrisë frekuencën e raportimit dhe të deklarimeve publike.

Si rrjedhojë, zyrtarët e lartë të Fed do të kufizohen në blerjen e automjeteve apo edhe investime të tjera, të cilat prekin fondet e përbashkëta.

Në përpjekje për të shuar ndonjë reagim të ashpër, Rezerva Federale tha se politikanët dhe zyrtarët politikë do të duhet të japin një njoftim paraprak 45 ditor për blerjet dhe shitjet e letrave me vlerë, si dhe të marrin një miratim paraprak për këto transaksione.

Fed njoftoi se kufizimet do të zbatohen nga zyrtarët në bankat rajonale të Fed, si edhe nga Bordi i Guvernatorëve të Fed.

Ndryshimi i rregullores vjen pas përfshirjes së Fed në një skandal tregtar. Muajin e kaluar, krerët e bankave të Rezervës Federale të Bostonit dhe Dallasit njoftuan daljen në pension të parakohshëm mes kritikave për punën e tyre. Presidenti i Fed-it të Bostonit, Eric Rosengren përmendi si justifikim për dorëheqjen shqetësimet shëndetësore.

Skandali kërcënon seriozisht kandidaturën e Powell-it për një mandat tjetër katërvjeçar në drejtimin e Fed. Mandati i Powell përfundon në shkurt dhe Shtëpia e Bardhë nuk ka thënë nëse ai do të riemërohet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat