Një 38-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën ditën e sotme teksa ishte duke punuar për ndërtimin e një kompleksi pallatesh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër.
38-vjeçari F.L ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme dhe si pasojë nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
SIGURIA NË PUNË, KULTURA QË MUNGON DHE QË NEVOJITET NË SHQIPËRI
Sigurimi i punonjësve luan një rol vendimtar në mbrojtjen e punonjësve dhe bizneseve nga rreziqet dhe pasiguritë e papritura. Ai siguron mbrojtje financiare për punëtorët në rast aksidentesh, lëndimesh ose sëmundjesh në vendin e punës, duke siguruar që ata të marrin kompensimin dhe mbështetjen e nevojshme në kohë të vështira.
Njëkohësisht, sigurimi i punëtorëve ndihmon bizneset të zbusin detyrimet e mundshme dhe të ruajnë një mjedis të sigurt pune.
Në Shqipëri flitet pak për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë, edhe pse rastet ku punëtorët janë dëmtuar ose kanë humbur jetën në ndërtim, miniera dhe fasoneri apo shumë të tjerë janë helmuar në vendin e punës nuk kanë munguar.
Sipas shifrave zyrtare, gjatë vitit 2022 rezultojnë të aksidentuar 184 punëmarrës, nga të cilët 32 punëmarrës me pasojë fatale humbjen e jetës. Në vitin 2021 punëmarrësit me pasojë fatale humbjen e jetës ishin 31. Por sa raste të tjera nuk bëhen të ditura!
Institucionet kanë reaguar formalisht, bizneset kanë bërë sikur kanë marrë masa sigurie, ndërkohë që puna ka vijuar në këto subjekte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ajo që është problem, përtej një sistemi që nuk funksionon në shumë hallka të tij, është kultura e dobët për sigurinë dhe shëndetin. Dhe kjo jo vetëm në punë.
Duket se për pjesën dërrmuese të punonjësve e rëndësishme është paga dhe jo kushtet e punës, ndërsa në vendet e tjera ndodh e kundërta.
Pasi një punonjës i sigurt, është një punonjës që ndihet mirë, jo vetëm në ambientin e punës, por edhe në familje dhe me të afërmit. Një biznes i sigurt, është një biznes që performon mirë.
SIGURIMI I PUNONJËSVE NGA AKSIDENTET
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
- Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
GARANCI PËR DETYRIMET E PUNËDHËNËSIT
Ky sigurim mbulon:
- Paaftësinë dhe humbjen e jetës.
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.
Sigurimi i punëtorëve është një komponent jetik i vendit modern të punës, duke ofruar mbrojtje thelbësore si për punonjësit ashtu edhe për bizneset.
Njëkohësisht, sigurimi i punonjësve i ndihmon punëdhënësit të zbusin detyrimet e mundshme dhe të nxisin një mjedis pozitiv pune. Duke kuptuar llojet e ndryshme të sigurimit të punëtorëve dhe rëndësinë e tyre, si punonjësit ashtu edhe punëdhënësit mund të marrin vendime për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të promovuar një mjedis pune më të sigurt.