Ka shkuar në 131 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Kinën veriperëndimore rreth mesnatës të së hënës në një zonë që ndodhet rreth 1300 kilometra në jugperëndim të Pekinit.
Të paktën 113 njerëz kanë humbur jetën në provincën Gansu dhe 18 të tjerë në provincën fqinje Qinghai, raporton CCTV. Ndërsa qindra godina janë dëmtuar.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende, pavarësisht temperatura të ulta që arrijnë disa gradë nën zero.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur vendin aziatik që nga ai në provincën Yunnan (jugperëndim) në vitin 2014, kur humbën jetën 600 njerëz.
LEXO EDHE: VIDEO – Pamje nga tërmeti në Kinë/ “Shkundet” restoranti, njerëzit dalin me nxitim