14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Zjarr në një pallat në Durrës, ja përse na nevojitet Sigurimi...

VIDEO/ Zjarr në një pallat në Durrës, ja përse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë

Një apartament në lagjen numër 4 pranë Stacionit të Trenit në Durrës është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7-katësh.

Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ndërsa dëmet materiale janë jo të vogla.

 

Ky nuk është rast i veçuar, të cilin e dëgjojmë rrallë herë. Në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, çdo ditë dëgjojmë për banesa apo biznese që digjen për shkaqe të ndryshme.

Por dëmet kush i paguan? Pasi të gjithë e dimë se dëmet që le pas një zjarr janë të mëdha.

Për këtë arsye, vazhdimisht kemi apeluar tek qytetarët dhe bizneset që të sigurojnë pronat e tyre si mënyra më e mirë për tu mbrojtur financiarisht në rast ngjarjesh aksidentale, si ky i mësipërmi.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI I PRONËS NGA ZJARRI?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji, etj

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë?

Sigurimi i shtëpisë kushton duke nisur nga vetëm 5,000 lekë në vit.

Ku mund ta ble Sigurimin e Shtëpisë?

Përveç çdo zyre në qytetin tuaj, SIGAL UNIQA ofron mundësinë e blerjes online, në sigal.com.al, brenda pak minutash duke kursyer kohë dhe para.

LEXO EDHE: Është kthyer në traditë tashmë/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat