Gjatë orëve të paradites, Shqipëria mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, ku në zonat malore pritet grumbullim i tyre por mundësia për reshje është thuajse zero.
Nën vranësirat e shpeshta dhe lagështirës së lartë në ajër mbetet motit edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.