14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga rritja e pagave te investimet publike dhe paketa fiskale /Qeveria miraton...

Nga rritja e pagave te investimet publike dhe paketa fiskale /Qeveria miraton pr/buxhetin 2024

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2024, i cili parashikon një fond prej 110 milionë dollarësh përrritjen e pagave për 7 kategori, duke filluar nga mjekët, mësuesit, forcat e rendit dhe administratën.

Ndërkohë që programohet gjithashtu më shumëmbështetje për pensionistët dhe shtresat në nevojë.

“Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qëndrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë. Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj”, tha pas mbledhjes ministri i financave Ervin Mete.

INDEKSIMI I PENSIONEVE

“Gjithashtu, financohet indeksimi i pensioneve i cili në 2 vitet e fundit shkon në shifrën e rreth 25 miliardë Lekëve. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, pra 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale dhe ish të përndjekurit, ish-pronarët etj”.

INVESTIMET PUBLIKE

“Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do jetë mbi 5% të PBB duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar në tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si dhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore për t’ju përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit. Pr/buxheti vijon të financojë projektin e rindërtimit në vijim edhe të mbështetjes së dhënë përmes aktit normativ”.

2% e GDP-së PËR NATO

“Gjithashtu respektohet niveli i kërkuar lidhur me angazhimet e anëtarësimit në NATO në 2% të PBB në vitin 2024, çka arrihet për herë të parë”.

BUXHETI PËR PUSHTETIN VENDOR

“Rritet ndjeshëm buxheti në dispozicion për njësitë e pushteti vendor ku për vitin 2024 shpenzimet parashikohet të jenë 71 miliardë Lekë ose 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023 dhe pjesë e rëndësishme e buxhetit të pushtetit vendor është granti i qeverisjes qëndrore për njësitë vendore në masën 36.5 miliardë Lekë”.

PAKETA FISKALE

“Sa i përket paketës fiskale, nuk do të ketë prekje të TVSH-së në sektorin e arsimit dhe në shërbimet financiare dhe këtë e kemi diskutuar edhe me FMN, me të cilët kemi dakordësuar të rishikojmë strategjinë afatmesme të mbledhjes së të ardhurave me fokus kryesisht përmirësimin e administrimit fiskal”.

TAVAN PËR AKCIZËN

“Lidhur me akcizën, edhe pse ligji parashikon që të ketë indeksim të normës së akcizës bazuar në nivelin kumulativ të inflacionit në çdo 2 vite, në vlerësimin tonë nisur nga niveli i pazakontë i inflacionit 2 vitet e kaluara, kjo masë e ligjit do duhet të ndryshojë. Ndaj propozojmë vendosjen e një tavani prej vetëm 1.5% indeksim në çdo 2 vite”.

PROCEDURAT TATIMORE

“Në procedurat tatimore janë vendosur një sërë rregullash për shkëmbimin e informacionit me autoritetet tatimore homologe në mënyrë që të sigurohet informacion periodik nga kompanitë mëmë të grupeve ndërkombëtare që kanë degë apo filiale që operojnë në Shqipëri”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat