9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSamiti i Procesit të Berlinit, von der Leyen: Duam t’ju japim qasje...

Samiti i Procesit të Berlinit, von der Leyen: Duam t’ju japim qasje në tregun e përbashkët europian

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pasi mbërriti në Kryeministri për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, shprehu planet e Bashkimit Evropian për zgjerim.

Von der Leyen bëri të ditur se BE është e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit dhe që qëllimi kryesor i unionit është të integrojë Ballkanin Perëndimor në tregun e përbashkët europian.

Është një samit shumë i veçantë ky që kemi sot. Është i dhjeti Samit i Procesit, por për herë të parë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Besoj se përcjell një mesazh të fuqishëm, se sa të përkushtuar jemi ndaj zgjerimit. Një nga temat kryesore do të jetë ekonomia e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye kam prezantuar planin e rritjes.

Duam që t’u japim qasje në tregun e përbashkët europian. Për këtë, na duhen reforma në Ballkanin Perëndimor dhe ata që kanë vullnetin të reformohen, do të marrin financim nga Bashkimi Europian. Është një stimul për ata që vërtet duan të ecin përpara. Dyert tona janë të hapura, kështu që le të punojmë për këtë të çuar para këtë plan rritjeje”.

Rreth orës 11:00 nisi në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, një takim i përmasave të mëdha me fokus të zgjerimin e unionit, takimi i parë i zhvilluar jashtë kufijve të tij.

Pjesë e këtij samiti do jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrës janë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kancelari gjerman, Olaf Scholz vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat