13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Unagi Kabayaki", mjeshtëria japoneze e gatimit të ngjalës ndalet në Vlorë/ Ponari:...

“Unagi Kabayaki”, mjeshtëria japoneze e gatimit të ngjalës ndalet në Vlorë/ Ponari: Mbrëmje e veçantë, që do të mbahet mend

Me rastin e “Javës së Kulturës Japoneze”, Konsulli Nderi i Japonisë në Vlorë, njëherazi CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria” dhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, z.Avni Ponari organizoi gjatë fundjavës, në qytetin bregdetar, një prite, ku mes shumë emrave të njohur të biznesit dhe politikës, do të marrin pjesë shefa kuzhine me famë në Japoni por edhe në mbarë botën.

Jin Ogata dhe Takehiro Shiokawa, shefa të një restoranti ngjalash në Japoni, sollën  në qytetin e Vlorës aromën dhe shijen e veçantë e kuzhinës japoneze duke demostruar LIVE për të pranishmit mënyrën se si përgatitet “Unagi Kabayaki”.

I pranishëm në darkë, ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki u shpreh para të pranishmëve se, ky event i veçantë vjen në një kohë kur dy vendet tona festojnë 101 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Diplomati i Tokios vlerësoi edhe cilësinë e ngjalës në Shqipëri, që sipas tij, është në të njëjtin kualitet me atë në Japoni.

Nga ana tjetër, z.Ponari tha se, eventi vjen në kuadër të “Javës Japoneze të Kulturës”, tashmë e kthyer në një traditë edhe në vendin tonë.

Në kuadër të “Javës Japoneze të Kulturës”,  e cila tashmë është bërë traditë, kësaj rradhe erdhëm në Vlorë, në cilësinë e Konsullit të Nderit të Japonisë për të organizuar një event të veçantë.

Së bashku me ambasadorin, së bashku me autoritetet e qytetit të Vlorës, po kalojmë një mbrëmje të veçantë dhe shumë interesante. Pasi për këtë event, kanë ardhur shefa kuzhine dhe instruktorë nga Japonia, të cilët jo vetëm po prezantojnë produktet ushqimore por edhe për të treguar kulturës japoneze.

Është një mbrëmje e veçantë që do të mbahet mend nga të pranishmit dhe qytetarët e Vlorës duke promovuar një javë interesante të Kulturës Japoneze”, tha ndër të tjera z.Ponari.

Pas Vlorës, shefat japonezë të kuzhinës dhe receta e tyre unike, “Unagi Kabayaki”, do të jenë në qytetin e Shkodrës dhe atë të Elbasanit.

Këtë vit, “Java Japoneze e Kulturës” nis zyrtarisht ditën e sotme dhe përfundon më 21.

LEXO EDHE: Fuqizim i marrëdhënieve mes dy vendeve/ Ponari nga Tokio: Pas vizitës së kryeministrit Rama, rritje e interesimit të bizneseve japoneze për Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat