Federata Shqiptare e Futbollit nxjerr sot në treg bileta të tjera për ndeshjen e së enjtes Shqipëri-Republika Çeke.
Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.
Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.
Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.