Një kamion është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Rrapëz, ndërkohë që sipas informacioneve të marra në vendngjarje, kamionit i cili udhëtonte nga Lushnja për në Fier i është prerë rruga nga një furgon, i cili po dilte në autostradë.
Në këtë moment, drejtuesi i kamionit ka bërë një manovër për te shmangur përplasjen fatale, por është përplasur me trafikndarësen dhe disa shtylla në anë të rrugës.
Si pasojë e këtij aksidenti, kamioni pësoi dëme të mëdha, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Më pas, ishte ndërhyrja e policisë ajo që normalizoi trafikun e krijuar pasi kamioni bllokoi për minuta të tëra të dy karrexhadat.
Policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e furgonit për zbardhjen e plotë të aksidentit
LEXO EDHE: Të mbuluar për çdo të papritur/ KASKO nga SIGAL UNIQA, qetësi e siguri edhe në kohë të keqe