Dhjetëra mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre në Pekin pasi tajfuni “Doksuri”, një nga stuhitë më të forta në vite, solli shira të rrëmbyeshëm në të gjithë vendin duke iu marrë jetën 4 personave ndërsa sinoptikanët paralajmëruan se një tjetër stuhi ishte në rrugë e sipër.
Tajfuni i fuqishëm “Doksuri” përfshiu provincën bregdetare juglindore të Fujian në fund të javës së kaluar. Ai erdhi duke u dobësuar teksa “gdhendte” rrugën drejt veriut, por duke sjellë sasi të mëdha shiu në të paktën pesë provinca veriore kineze që nga e shtuna.
Reshjet e dendura të shiut pritet të vazhdojnë deri të martën, duke rritur shqetësimet për përmbytje në nivele alarmante dhe rrëshqitjet e dheut.
Nëntë rrethe të Pekinit ishin nën një alarm të kuq për stuhi shiu, më i larti në mekanizmin paralajmërues të vendit, ndërsa sinjali i motit u ul në nivelin e dytë më të lartë në pjesë të tjera.
Të paktën 95 paralajmërime të tjera për motin janë lëshuar në të gjithë vendin.
“Doksuri” është tajfuni më i fuqishëm ndonjëherë në Kinë dhe stuhia më e fortë që ka goditur Fujianin që nga tajfuni “Saomi” në vitin 2006, sipas CNN Weather bazuar në informacionin paraprak.
Stuhia më e afërt dhe më e fuqishme që kaloi pranë Pekinit ishte “Rita” në vitin 1972.
Dhe situata nuk duket të normalizohet shpejt. Edhe pse “Doksuri” eventualisht do të zvogëlohet, autoritetet po përgatiten për ardhjen e “Khanun”, tajfuni i gjashtë që parashikohet të godasë Kinën këtë vit.