19.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUlen temperaturat me disa gradë/ Përfundoi i nxehti ekstrem?

Ulen temperaturat me disa gradë/ Përfundoi i nxehti ekstrem?

Dita e mërkurë do të sjellë ulje të temperaturave si edhe freskim të menjëhershëm të motit.

Megjithatë, kthjellimet do të jenë dominante deri pasdite kur priten vranësira nëpër të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në zonat malore veriore dhe verilindore.

 

Parashikohet që edhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm ku kthjellimet do të mbizotërojnë, por vranësirat mbeten të pranishme në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat maksimale duke u luhatur nga 17°C deri në 36°C.

Sipas Meteoalb, era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat