11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkstremet e motit 'gjunjëzojnë' Italinë, 5 viktima nga stuhitë dhe zjarret

Ekstremet e motit ‘gjunjëzojnë’ Italinë, 5 viktima nga stuhitë dhe zjarret

Tekat e motit kanë përfshirë gjithë Italinë, duke shkaktuar 5 viktima e dhjetëra të plagosur brenda 24 orëve.

Një 16-vjeçare humbi jetën në një kamp çadrash me pushues në rrethinat e Breshias, pasi u godit nga një pemë që u shkul me gjithë rrënjë nga stuhia e fuqishme që goditi veriun, natën mes të hënës dhe të martës.

Erërat e forta, reshjet e dendura dhe breshëri plagosën disa persona dhe dëmtuan qindra automjete e ndërtesa.

LEXO EDHE: Pamje të frikshme nga Italia/ Shtëpi dhe makina të shkatërruara. Pse nevojitet Sigurimi nga Katastrofat natyrore

Rajoni i Lombardisë, ku numërohet numri më i madh i të plagosurve, veçanërisht nga breshëri me kokrra sa një grusht, shpalli gjendjen e emergjencës. Mbi 8 mijë persona janë pa energji elektrike nga dëmtimi i linjave në Veneto.

Ekstrem i kundërt në jug të Italisë, ku në Siçili temperaturat arritën pranë rekordeve, 47 gradë Celsius. Moti përvëlues dhe i thatë ushqeu dhjetëra vatra zjarresh.

Flakët dogjën të gjallë një 98-vjeçar në fshatin Kardeto në jug të rajonit të Kalabrisë, ndërsa 2 shtatëdhjetë vjeçarë u gjetën të djegur në një shtëpi të përfshirë nga flakët në Cinisi pranë aeroportit Falcone Borsellino. Ndërkohë që një viktimë tjetër u regjistrua në Reggio.

Vatrat e zjarrit janë shtrirë deri në Siçili dhe kanë rrethuar Palermon, duke përfshirë edhe aeroportin e qytetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat