11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Maldivet e Evropës'/ EuroNews: Shqipëria me plazhe që të lënë pa frymë

‘Maldivet e Evropës’/ EuroNews: Shqipëria me plazhe që të lënë pa frymë

Shqipëria vijon të mbetet një nga destinacionet e preferuara nga turistët dhe këtë e konfirmon interesi i shtuar i mediave të huaja që gjithnjë e më tepër paralele me vendet më të famshme e të lakmuara të turizmit nëpër botë.

Së fundmi, rrjeti “EuroNews” i ka kushtuar Shqipërisë një artikull, ku shprehet se ketë verë pret një bum të madh turistik.

Sipas kësaj media, Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit dhe shpreson të kalojë pragun e dhjetë milionë vizitorëve në vitin 2023.

LEXO EDHE: Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për turistët e huaj. Por sa të gatshëm jemi për të përballuar një fluks turistik?

“Nëse Shqipëria ka qenë kaq e suksesshme vitet e fundit, është për shkak të 450 kilometrave të saj bregdetare që ofrojnë plazhe që të lënë pa frymë. Që nga fillimi i pranverës suksesi i vendit ka qenë i dukshëm dhe agjencitë turistike presin gjithnjë e më shumë turistë. Numri i tyre rritet me rreth 20-30% dhe çdo vit dhe në vitin 2023 mund të dyfishohet në krahasim me rezultatet e vitit 2022.

Cilat janë çelësat e suksesit të Shqipërisë?

Bukuria e peizazheve të saj, natyra mikpritëse e shqiptarëve dhe mbi të gjitha çmimet e saj të përballueshme! Sipas operatorëve turistikë, kostoja mesatare e një nate në një hotel me ushqim të përfshirë varion nga 30 deri në 300 euro. Turistët përballojnë këto pushime në Mesdhe, ndërsa shijojnë plazhe relativisht të qeta.

Ministria e Turizmit shpreson të mirëpresë rreth 10 milionë turistë në vitin 2023”, shkruhet në artikullin e “EuroNews“.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat