Enea Karakaçi do të jetë administratori i ri i OSHEE group, duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelës, i cili u largua pas mbarimit të mandatit.
Karakaçi ka përvojë të gjatë në sektorin e energjisë.
Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.
Në 2013 nga ERE transferohet te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, fillimisht si specialist ndërsa më pas u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.
Enea Karakaçi ishte edhe anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE Group.