Moti i keq në Korçë ka shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit.
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit.
Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve është paraqitur edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”, ndërsa nuk ka munguar as rënia e pemëve.