Pranvera e këtij viti ishte më e nxehta dhe dyta më thatë në Spanjë, që kur ky shtet ka nisur të regjistrojë temperaturat më 1961.
Spanja ende po përballet me një periudhë të gjatë të thatësirës që ka prekur prodhimin bujqësor, përfshirë edhe sektorin kyç të vajit që përbën pothuajse gjysmën e prodhimit botëror. Moti i nxehtë dhe i thatë sjellin rreziqe shtesë dhe studimet kanë treguar se ndryshimet klimatike kanë rritur rrezikun e zjarreve të egra.
Në mbarë Spanjën, temperaturat mes 1 marsit dhe 1 qershorit ishin mesatarisht 14.2 gradë Celsius, tha Ministria e Mjedisit. Këto temperatura ishin për 1.8 gradë më të larta sesa mesatarja e regjistruar mes vitit 1991-2020 dhe 0.3 gradë më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 1997.
Sipas autoriteteve spanjolle, provinca jugore e Kordobës në prill regjistroi rekord të ri të temperaturave, prej 38.8 gradë Celsius.
“Po mësohemi me thyerjen e rekordeve”, tha Ruben del Campo, zëdhënës për agjencinë kombëtare të motit, AEMET. Ai shtoi se në tre nga katër stinët e fundit – vera dhe vjeshta e vitit 2022 dhe pranvera e vitit 2023 – ishin më të nxehtat në historinë e këtij shteti.
Pranvera e këtij viti ishte e dyta më e thatë në historinë e Spanjës, pasi deri në mes të Majit, në këtë shtet nuk pati pothuajse fare reshje shiu, tha Del Campo.
Sipas agjencisë AEMET, Spanja ka “shumë gjasa” që edhe një herë të përballet me një verë më të nxehtë se zakonisht gjatë këtij viti, veçmas në pjesën lindore të shtetit dhe në ishujt spanjoll.
AEMET ka parashikuar se ka shumë gjasa që kjo verë të jetë një prej pesë më të nxehtave në tri dekadat e fundit.
Efekti “El Nino”
“Bota mund të thyejë një rekord të ri të temperaturave mesatare në 2023 ose 2024, nxitur nga ndryshimet klimatike dhe rikthimi i parashikuar i fenomenit të motit El Nino”, thonë shkencëtarët e klimës.
Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë
Shqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore.
Në një studim që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.
Vendi ynë kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë ndër të tjera përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, zjarret në pyje etj.
Nga viti 1852 deri në vitin 2021 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.
Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet.
Thatësira të tilla mund të ndikojnë negativisht në një shkallë të gjerë në sektorin bujqësor, në Shqipëri. Mbi 3 milionë persona u prekën nga thatësira e viteve 1989-1991, e cila ishte një nga fatkeqësitë më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe që i kushtoi ekonomisë 24 milionë dollarë.
Në të ardhmen e afërt, parashikohet që thatësira të ndikojë në bujqësi më shumë se sa përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, si rezultat i ndryshimeve klimatike.
SIGURIMI I PRONËS, JETIK
Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.
Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.
SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.
Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
– Zjarrit
– Rrufesë
– Eksplozionit
– Rënia e objekteve fluturuese
Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
– Tërmeti
– Breshëri
– Përmbytja
– Stuhia, etj.
Sigurimet e Pronës, një klikim larg
Siguracionin e Pronës per banesat tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.
Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha. Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…
LEXO EDHE: 6 arsye pse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë