14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDrejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, policia rrugore kontroll...

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë, policia rrugore kontroll ‘të imtësishëm’ për shoferët

Policia Rrugore e Durrësit ka bërë bilancin e javës ku janë arrestuar në flagrancë tre pesona për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

Uniformat blu bëjnë me dije se 142 drejtues mjetesh janë ndërshkuar për parakalim të gabuar, 32 për përdorim të celularit teksa drejtonin mjetin, pesë shoferë të tjerë janë ndëshuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ndërsa, 34 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia Rrugore e Durrësit

Në zbatim të planit të masave, të hartuar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes për përdoruesit e rrugës, gjatë sezonit turistik, janë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur radarë, dragera, kamera dhe makina inteligjente.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve:

✅Gjatë 1 jave, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 1 shtetas tjetër për drejtim mjeti, pa leje drejtimi.

✅142 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara;

✅32 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

✅5 drejtues janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

✅34 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅2 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

Policia e Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat