Dita e sotme do të jetë nën ndikimin masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë orëve të paradites.
Orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në të gjithë vëndin, më të dukshme në Qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri. Sipas MetetoAlb, parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.