-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Pensionet private, "revolta" e Erion Kristos: Pse këta maqedonasit kaq të...

VIDEO/ Pensionet private, “revolta” e Erion Kristos: Pse këta maqedonasit kaq të zgjuar more?!

Në Shqipëri, çdo vit e më shumë skema e pensioneve është duke thelluar “borxhin”. Kjo është evidente edhe në kushtet kur qeveria është në pamundësi për t’i rritur ato për vite me radhë, përveç indeksimit.

Mosha e jetëgjatësisë në vend është rritur, emigracioni është thelluar dhe për herë të parë vdekjet janë më të larta se lindjet.

Të gjithë këto faktorë kanë sjellë në kontribues në skemën publike duke e rrezikuar seriozisht atë.

Këto situata kanë shtruar nevojën e reformimit të sistemit të pensioneve.

Një nga sistemet që po vendoset sot në Europë e më gjerë është sistemi i alternuar i pensioneve, me dy komponentë të rëndësishëm: një sistem bazë, publik, i konsoliduar dhe një sistem privat, i zhvilluar, i detyrueshëm për brezin e ri dhe vullnetar për ato kategori e për të gjithë personat që dëshirojnë të kenë një jetë të qetë financiare në moshën e tretë.

Shembulli më i mirë për këtë është shteti fqinj, Maqedonia e Veriut, më i vogël se Shqipëria si në numër popullsie ashtun edhe në kapacitete ekonomike, por që në këtë drejtim është shumë përpara nesh.

Në Shqipëri operojnë 5 fonde pensioni me rreth 52 milionë eurosh asete të grumbulluara. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë 3 fonde pensioni me mbi 1.7 miliard euro të grumbulluara në administrim.

Si funksionon sistemi i pensioneve në Maqedoninë e Veriut?

Kontributin e sigurimeve shoqërore Maqedonia e Veriut e ka 21%. Ajo ndan nga skema e sigurimeve shoqërore 7% që e kalon në skemën e pensioneve private dhe 14% i le në skemën shtetërore. Pra çdo njeri derdh dy kontribute, një në skemën shtetërore dhe një në skemën individuale, private. Dhe kur dalin në pension do të marrin dy pensione.

Krahas të gjithë vëndeve të zhvilluara si Gjermania,Franca, Italia etj, këtë sistem e gjejmë edhe në Poloni, Hungari, Kroaci, Bullgari, Estoni, Rumani, Republikë Çeke etj, të cilët sipas kushteve konkrete kanë bërë ndarjen e kontributeve dhe ndjekin në dinamik evolimin e këtyre proceseve.

Siç dihet, vetëm tre vënde të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, nuk e kanë kompletuar sistemin e pensioneve me kolonën e dytë private. Kjo është edhe arsyeja që niveli i pensioneve në këto vende është më i ulët.

“Revolta” e Erion Kristos, moderator i “Bardh a Zi” në Abc News dhe pedagog:

LEXO EDHE: Numri i anëtarëve në fondet private të pensionit arrin në mbi 37 mijë, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ruan lidershipin në treg

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat