9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKurba vetëm në rritje, dollari dhe euro vijojnë përmirësimin në valutë

Kurba vetëm në rritje, dollari dhe euro vijojnë përmirësimin në valutë

Dollari amerikan sikurse edhe valutat e tjera ka regjistruar një rritje të konsiderueshme këtë mëngjes nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 104.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane ka shënuar një rritje të ndejshme duke u blerë këtë të mërkurë me 112 lekë dhe duke u shitur me 113 lekë krahasuar me ditën e martë.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rritje të vlerës në raport me monedhën vendase pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 114.3 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur një mëngjes pozitiv sot teksa është blerë me 127.9 lekë dhe është shitur me 129 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat