Një 40-vjeçar në qytetin e Elbasanit, ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme teksa po punonte në ndërtim, duke në spital.
Ai aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që po kryente punime ndërtimi pa leje, në banesë, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga lartësia, punonjësi që po kryente këto punime, shtetasi M. P., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve“, njofton policia.
NEVOJA PËR SIGURIM NGA AKSIDENTET
Paaftësia e përkohshme ose e përhershme për punë mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetesës të të aksidentuarit.
Sigurimi nga aksidentet ndihmon në përballimin e situatave të tilla duke mbuluar shpenzimet e paparashikuara.
Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet, ofruar nga SIGAL UNIQA
Mbulimet kryesore:
- Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
- Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
- Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
- Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
- Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Miniera, Fasoneri, Gomisteri, Pastrim etj)
- Të gjithë individëve (Ndërtues, Minator, Hidraulik, Elektriçist, shofer etj)
Përfitimet kryesore:
- Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
- Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
- Qetwsi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
- Garanci për detyrimet e punëdhënësit
Ky sigurim mbulon:
- Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
- Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.
32 njerëz humbën jetën në punë në 2022
Sipas të dhënave të Inspektoratit të Punës në vitin 2022, kanë humbur jetën në vendin e punës 32 punonjës, nga 184 aksidente që janë regjistruar në total gjatë vitit të kaluar.
Mosgarantimi i sigurisë në vendin e punës, është një problem i pazgjidhur prej dekadash, pasi shumica e punonjësve në sektor problematik të ekonomisë, si ndërtimi, miniera apo industria përpunuese, nuk punojnë me kontrata të rregullta.
Sipas Inspektoratit të Punës, këto janë edhe 3 nga sektorët që kanë numrin më të madh të fataliteteve.
Ndërkohë, çdo vit, më shumë se 2 milionë persona vdesin si rezultat i aksidenteve dhe sëmundjeve të lidhura me vendin e punës. Pra, më shumë njerëz vdesin në vendin e punës krahasuar me ata të vrarë në luftëra.
Ndaj, mos punoni asnjëherë pa qenë më parë të siguruar.