Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Piskupat.
Sipas informacioneve të para mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarëset.
Nga aksidenti nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.
Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet të jetë lagështira në rruge dhe humbja e kontrollit, ndërkohë grupi hetimor do të zbardhë rrethanat e aksidentit.