Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar së fundmi raportin e tregut të sigurimeve në vend përgjatë periudhës janar-mars 2023.
Bazuar në informacionin e AMF, tregu i sigurimeve ka pësuar rritje prej 20.12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ashtu si edhe në raporte të tjera te publikuara më herët, edhe kësaj here SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet lidere në tregun e sigurimeve në vend, ku vlen për t’u përmendur edhe rritja që ka pësuar sigurimi motorrik.
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-mars 2023 arritën rreth 658,099 mijë lekë apo e përkthyer ndryshe në 21.38% të tregut.
Duke qenë kompania më e madhe dhe më e besuar në treg, edhe shifra e qytetarëve të dëmshpërblyer mbetet e lartë, duke nënkuptuar kështu korrektesën ndaj klientëve të saj.
Në tre muajt e parë të vitit, SIGAL ka paguar rreth 22.06% të rasteve të dëmeve në vend përsa i përket tregut të sigurimeve.
Po ashtu edhe produkti MTPL e Brendshme pati një rritje prej 9.38% ndër primet e shkruara bruto. Njëkohësist edhe kontratat u rritën me 10.49% krahasuar me një vit më parë.
SIGAL UNIQA Group Austria edhe kësaj here nuk ka zhgënjyer qytetarët që i kanë besuar kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend pronën, makinën, shëndetin dhe jo vetëm. Puna për përmirësimin e gjendjes aktuale të tregut vijon me hapa të pandalur.
Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria!