Një mjeti i tonazhit të rëndë është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin Përrenjas–Librazhd.
Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45. Shoferi ka humbur kontrolli, mjeti dhe për shkak të peshës është anuar majtas dhe më pas është përmbysur në gjërësinë e rrugës.
Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar, por mjeti i përmbysur ka bllokuar qarkullimin. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet që sollën aksidentin.