15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeIzraeli nis sulmin me raketa ndaj Libanit dhe Rripit të Gazës, Netanyahu...

Izraeli nis sulmin me raketa ndaj Libanit dhe Rripit të Gazës, Netanyahu zotohet për “përgjigje agresive”

Ushtria izraelite tha se ka goditur objektiva në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmeve me raketa nga territori palestinez dhe nga Libani.

Një numër shpërthimesh u dëgjuan në Rripin e Gaza mbrëmjen e djeshme. Nuk ishte e qartë se cilat ishin objektivat e ushtrisë izraelite në këtë zonë.Sulmet ajrore filluan ndërsa Kabineti i Sigurisë i Izraelit po mblidhej për të diskutuar një përgjigje ndaj sulmeve me raketa nga territori i Libanit.

Militantët në Liban hodhën një numër të madh raketash në drejtim të Izraelit të enjten, tha më herët të ejten ushtria izraelite, duke plagosur të paktën dy persona dhe duke rritur tensionet rajonale një ditë pasi policia izraelite bastisi një zonë të shenjtë të Jeruzalemit.

Ushtria izraelite tha se 34 raketa u hodhën përtej kufirit dhe se 25 u rrëzuan nga sistemi i saj i mbrojtjes ajrore “Mburoja e Çelikut”. Pesë raketa të tjera goditën territorin izraelit dhe sulmet e tjera janë duke u hetuar, thuhet më tej në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Numri jashtëzakonisht i madh i raketave ngjalli frikën për një luftë më të gjerë, pasi armiku i Izraelit, grupi militant Hezbollah i mbështetur nga Irani, kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Gjatë dy ditëve të fundit, tensionet janë rritur në zonën ku ndodhet Xhamia Al-Aksa në Jeruzalem dhe në zonat përgjatë kufirit të tensionuar të Izraelit me Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për një “përgjigje agresive”.

“Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë një çmim për çdo akt agresioni”, tha ai në një deklaratë të enjten vonë, duke shtuar se izraelitët mbeten të bashkuar përballë kërcënimeve të jashtme pavarësisht dallimeve të tyre politike.

Në një konferencë me gazetarët, nënkoloneli Richard Hecht, zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha se kishte një lidhje të qartë midis sulmit me raketa dhe trazirave të fundit në Jeruzalem.

“Është një ngjarje e lidhur me palestinezët”, tha ai, duke shtuar se grupet militante të Hamasit ose të Xhihadit Islamik mund të jenë përfshirë në sulmet me raketa. Por ai tha se ushtria besonte se Hezbollahu dhe qeveria libaneze ishin në dijeni të asaj që ndodhi dhe gjithashtu mbajnë përgjegjësi për sulmin. Ai nuk pranoi të thoshte se si mund të përgjigjet Izraeli, por shtoi se ka “skenare të llojeve të ndryshme për këtë”, tha ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat