11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeGoogle ndryshon rregullat, paditet për 21 miliardë dollarë dëmshpërblim

Google ndryshon rregullat, paditet për 21 miliardë dollarë dëmshpërblim

Google rrezikon të humbasë miliarda dollarë pas padive për shkelje të rregullave të lojës për përfitimet nga reklamat.

Ish-shefi i Teknologjisë së prestigjiozes britanike “The Guardian”, Charles Arthur, pretendon se Google përdori në mënyrë të paligjshme pozicionin dominues për reklamimin në internet në mënyrë që të reduktonte atë që botuesit mund të përfitonin prej tyre. E për kët arsye kërkon 4 miliardë dollarë dëmshpërblim.

Kjo është e dyta padi e tillë, pasi një çështje e ngjashme u nis në nëntor. Ish-drejtori i Ofcom, Claudio Pollack, kërkon deri në 17 miliardë dollarë dëmshpërblim nga gjiganti i teknologjisë.

Rastet kanë të bëjnë me teknologjinë e reklamave – adtech – që vendos në një pjesë të sekondës se cilat reklama në internet do të shohin konsumatorët, sa do të kushtojnë dhe sa do të fitojnë botuesit.

Reklamimi i ekranit në internet është burimi kryesor i të ardhurave për shumë faqe interneti, dhe nëse gjykata do të vendoste në favor të paditësve, atëherë pritet që numri i kompanive apo personave që do ta çojë çështjen në gjykatë do të jetë edhe më i lartë, duke rrezikuar të ardhurat e gjigantit të teknologjisë.

Në reagimin e saj, Google tha se do të luftonte fuqishëm veprimin “spekulativ dhe oportunist”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat