7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeEuropa drejt thatësirës ekstreme, miliona njerëz përgatiten për kushtet ekstreme të motit

Europa drejt thatësirës ekstreme, miliona njerëz përgatiten për kushtet ekstreme të motit

Vitin e kaluar, disa pjesë të Europës panë një thatësirë aq të rëndë saqë furnizimet me ujë të pijshëm ishin të kufizuara. Një dimër me pak reshje u pasua me një nga verat më të thata të regjistruara, pasi valët e të nxehtit përfshin kontinentin dhe miliona njerëz vuajtën pasojat e këtyre kushteve ekstreme të motit.

Një tjetër dimër i thatë me reshje të pakta shiu dhe bore nuk ka arritur të plotësojë furnizimet tashmë në pakësim. Dhe Komisioni Europian ka paralajmëruar se rajonet europiane dhe mesdhetare mund të përjetojnë një verë tjetër ekstreme këtë vit.

Tani disa banorë në rajonet që panë thatësirën më të keqe të vitit të kaluar po përgatiten për një përsëritje të kufizimeve me të cilat u përballën më parë. Në verilindje të Spanjës, shërbimi i motit të vendit Aemet thotë se thatësira ka arritur “përmasa të jashtëzakonshme”.

Një nga rajonet që vuan më shumë është Katalonja. Rezervuari Sau është në 9 % të kapacitetit të tij total dhe uji i pijshëm për gjashtë milionë njerëz që jetojnë në zonën metropolitane të Barcelonës është në rrezik. Disa komuna kanë rezerva aq të ulëta saqë po sillen cisterna për të furnizuar njerëzit me ujë.

Vitin e kaluar, njerëzit në komunën e Bonastre në Baix Penedès, Katalonjë ishin të kufizuar në përdorimin e ujit për rreth katër orë në ditë. Aktualisht nuk ka asnjë kufizim, por banorët janë dorëzuar për rikthimin e situatës që panë verën e kaluar.

Pusi i ri ishte pjesë e një plani të bashkisë për të frenuar mungesën dhe kufizimet e ujit dhe u përfundua në fund të vitit 2022. Fshati Castellcir në veri të Barcelonës ka 800 banorë. Ata kanë përdorur cisterna për “pothuajse një vit” për të marrë ujë.

Katër herë në ditë, kamionë vijnë për të rimbushur rezervuarët e tyre të ujit. Bashkia e vendit i ka dërguar një letër banorëve për mungesën e ujit duke u kërkuar që të reduktojnë konsumin dhe të mos mbushin pishinat. Komunikimi i këtij viti është më i ashpër se kurrë më parë.

Një nga problemet më të mëdha janë njerëzit që vijnë nga jashtë në fshat për pushime dhe i shpërfillin kufizimet, thonë banorët dhe pikërisht janë pushuesit që sjellin shqetësime edhe për zjarret.

Veriu i Italisë pësoi thatësirat më të këqija që ka parë në 70 vjet verën e kaluar. Disa rajone mbetën pothuajse tërësisht pa ujë për të ujitur të korrat, duke vënë në rrezik furnizimet ushqimore. Nivelet në lumin Po ranë në një rekord të ulët.

Dhe pellgu i lumit më të gjatë të Italisë po vuan ende efektet pas një dimri me pak shi. Këtë dimër, rruga ujore ka mbetur në nivele që rrallë janë parë ndonjëherë edhe në kulmin e verës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat