7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRa nga motori dhe u përplas për vdekje nga një makinë tjetër,...

Ra nga motori dhe u përplas për vdekje nga një makinë tjetër, zbardhet dinamika e aksidentit në Sukth

Policia e Durrësit ka zbardhur dinamikën e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në “Sukth-Manzë” si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi M. N, pasagjer në një motor.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Sukth, H. H., 66 vjeç, banues në Sukth i Ri dhe Gj. R., 43 vjeç, banues në Kullë, Durrës.

“Rreth orës 20:45, në aksin rugor “Sukth – Manëz”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin Gj. R. dhe me pasagjer shtetasin M. N. Nga kjo përplasje, ka rënë nga motomjeti, në rrugë, shtetasi M. N., ndërsa 24-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi M. N., është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H. H., i cili gjithashtu është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi M. N. ka humbur jetën”, sqaron policia

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një shtetasi, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat