Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi në raport me javën e kaluar ka regjistruar rritje të kuotës teksa është blerë sot me 104.2 lekë dhe është shitur me 105.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ka shënuar një zbritje të konsiderueshme të kuotës pasi ka rënë nën nivelin e 113 lekë teksa është blerë sot me 112.9 lekë dhe është shitur me 113.5 lekë në raport me javën që lamë pas.
Franga zvicerane gjithashtu edhe pse shfaqet e qëndrueshme këtë mëngjes ka pësuar zbritje gjatë fundjavës teksa është blerë këtë të hënë me 113 lekë dhe është shitur me 114.1 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur një rënie të ndjeshme të vlerës këtë fillim jave teksa është blerë sot me 127.9 lekë dhe është shitur me 129 lekë.