Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në afërsi të fshatit Pishkash të Librazhdit.
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin, në një lartësi të konsiderueshme.
Dyshohet për 2 viktima nga ky aksident, po ndërhyhet në zonë për të gjetur trupat.
“Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.
Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.