Presidenti Federal i Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen ka nisur vizitën shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
Në deklaratën e tij për mediat, Presidenti i Austrisë Van der Ballen ka deklaruar se me Presidentin Bajram Begaj kanë diskutuar për të rritur më shumë bashkëpunimin mes vendeve.
Alexander Van der Bellen: Jam shumë i lumtur që ndodhem në Shqipëri dhe ju falenderoj shumë për këtë miqësi kaq të madhe shqiptare. Vizita ime sot është në kuadrin e një tradite të marrëdhënieve shumë të mira që bazohen që në shpalljen e pavarësisë. Diskutuam se si mund ta rrisim akoma dhe më shumë bashkëpunimin mes vendeve tona. Agjencia austriake për zhvillim është një mbështetës në zbatimin e reformës në drejtësi. Deklaratë mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në shtetin e së drejtës.
I nderuar që shkolla austriake gëzon një reputacion shumë të mirë në Shqipëri. Austria mbështet dhe këtu Shqipërinë përsa i përket fushës së arsimit dhe vlerëson ofertën me punonjës të kualifikuar. Mbi 50 biznese austiake ndodhen në Shqipëri. Pasdite do të hapim forumin ekonomik, si zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes vendeve. Jam i lumtur që ftesës sime për të ardhur në Shqipëri i janë bashkuar biznese dhe jemi këtu për të dhënë dhe prezantuar ekspertizën e tyre në interes të përbashkët.
Austria është mes Top 5 shteteve të huaja sa i përket investimeve në Shqipëri.
Sipas Bankës së Shqipërisë, për 9-mujorin 2022, investimet austriake arrinin në vlerën e 55 milionë eurove.
Këtu përmendim aktivitetet financiare dhe të sigurimit.