14.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTaverna në flakë pas festimeve të 8 marsit/ Pse është e rëndësishme...

Taverna në flakë pas festimeve të 8 marsit/ Pse është e rëndësishme të kesh siguracion për biznesin

Një tavernë në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit.

Zjarri është vënë re në orën 3 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambientet e banimit të godinës dhe më pas fikjen e zjarrit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, i cili ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar.

Pse siguracionet janë të rëndësishme për biznesin?

Sigurimi i pronës është shumë i rëndësisshëm për biznesin, i vogël apo i madh qoftë ai.

Nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani vetë dëmet e shkaktuara. Në varësi të dëmit ju mund të rrezikoni edhe falimentin.

Sigurimi nga Zjarri për Bizneset

Ky siguracion përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin.

Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme.

Pra mund të ofrohet edhe mbulim shtesë nga Ndërprerja e biznesit.

Ky siguracion ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke dëmshlërblyer ato ose duke e kthyer pronën tuaj në gjendjen paraprame.

PAVARËSIA QË TË FALIN SIGURACIONET

Siguracionet i japin qytetarit personalitet dhe siguri për të qenë i mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar. Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

Merr një ofertë tani duke shkruar në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat