13.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë është Sigurimi i Përgjegjësive Civile dhe çfarë mbulon?

Çfarë është Sigurimi i Përgjegjësive Civile dhe çfarë mbulon?

Persona të cilët gabimisht shkaktojnë dëme palëve të treta duke i dëmtuar fizikisht ata ose duke dëmtuar pronën e tyre, bëhen përgjegjës me ligj në pagimin e shpërblimit për humbjet e shkaktuara.

Individët mund të bëhen përgjegjës edhe për sjelljet e pakujdesshme në aktivitetet e tyre personale, si ngarjet me mjetet e transportit.

Aktivitetet e biznesit janë sigurisht një burim i madh përgjegjësish. Nevoja për të siguruar rreziqet e përgjegjësisë komerciale ka marrë një rëndësi shumë të madhe.

Disa forma të sigurimit të përgjegjësive janë të detyrueshme në të gjitha vendet e zhvilluara. Objektivi nuk është të mbrojë atë që demton por të sigurojë që viktimës nuk i mohohet kompensimi vetëm se dëmtuesi nuk është në gjëndje ta bëjë një gjë të tillë.

Siguracioni i përgjegjësisë civile luan një rol të rëndësishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron firmat nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje ti paguajnë në mënyra të tjera dhe siguron një mekanizëm përmes të cilit individët fitojnë kompensimin për dëmet e shkaktuara kundrejt tyre. Kjo bëhet përmes zëvendësimit të të ardhurave të tyre ose duke i dhene fonde për të rikthyer pronat me vlerën që janë dëmtuar.

  • Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit

Të gjithë biznesmenët, prodhuesit apo shitësit me shumicë dhe pakicë të një malli të caktuar, mund të blejnë përmes një kompanie sigurimi siguracion që merr në mbulim biznesin për përgjegjësinë e produkteve që prodhon apo tregton.

Duke u siguruar ndaj përgjegjësisë së produktit, bizneset janë përjashtuara nga përgjegjësitë financiare për produktin e hedhur në treg.

Ky sigurim mbulon veprimtarinë e prodhuesve duke dëmshpërblyer konsumatorët e këtij produkti në rast se ata dëmtohen gjatë konsumimit të tij.

Kompania e Sigurimit mbulon të siguruarin me të gjitha shumat që “I Siguruari” do te bëhet përgjegjës i ligjshëm për të paguar, për:

  • dëmtimet fizike dhe aksidentale të çdo personi
  • humbjen ose dëmtimin e pronës materiale,

të cilat ndodhin gjatë periudhës së sigurimit dhe të shkaktuara nga produktet e shitura, siguruara, shpërndara, instaluara, të nxjerra, të riparuara, të alternuara, të trajtuara ose të testuara nga i siguruari në lidhje me biznesin pasi ato kanë dalë nga mbikqyrja ose kontrolli i të siguruarit.

  • Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që mund të kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht.

Ndaj kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL, mes shumë produkteve që ofron, ka edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale.

Mjekët, infermierët, dentistët, avokatët, noterët, arkitektët, inxhinierët etj të më dëgjojnë me kujdes!

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasojë e neglizhencës, gabimit apo mosveprimit gjatë ushtrimit të profesionit të tij ose gjatë këshillimit të palëve të treta.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndësishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

  • Sigurimi i Përgjegjësisë së Hoteleve dhe Restoranteve

Pronarët e hoteleve dhe restoranteve mund të sigurojnë bizneset e tyre dhe përgjegjësitë që rrjedhin prej veprimtarisë se tyre.

Ky siguacion mbulon dëmin fizik që mund t’i shkaktohet ndërtesës, përgjegjësinë publike dhe përgjegjësinë e produktit që rrjedh nga ushtrimi i veprimtarisë.

Në rastin e hoteleve kemi të bëjmë me një policë komplekse, pasi janë disa rreziqe të cilat teknikisht dhe financiarisht trajtohen në një policë të vetme sigurimi.

 

LEXO EDHE: Sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare/ Në krye të tregut prej 24 vitesh, SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat