15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiMbi 25 vite punë për të blerë një apartament, 5 minuta për...

Mbi 25 vite punë për të blerë një apartament, 5 minuta për ta humbur, 1 minutë për ta siguruar

Çdo vit, në Tiranë vijnë për të jetuar afërsisht 25 mijë qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Ky numër i lartë i banorëve të rinj ka rritur dhe kërkesën për banesa në kryeqytet.

Por këto kërkesa të larta kanë shtrenjtuar edhe çmimet e apartamenteve. Ndaj sot një çifti të ri i duhen mbi dy dekada për të blerë një shtëpi.

Sot çiftet e reja po dëshirojnë të jetojnë më vete dhe kjo ka rritur kërkesën për banesa. Nga ana tjetër është bërë tepër e vështirë ose e pamundur blerja e një shtëpie. Pas rritjes së kërkesës për banesa është rritur dhe çmimi i banesave. Nga ana tjetër rritja e normës bazë e interesit ka rritur koston e huasë dikur tek 30%. Çka do të thotë kjo? Sot për të blerë një shtëpi një çifti të ri i duhet mbi 25 vite nëse kjo shtëpi do te financohej në pjesën më të madhe me kredi pra 70-80%”, tha Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

LEXO EDHE: “Çmimet s’do bien nën 950 euro për m²”/ Për të blerë shtëpi në Tiranë duhen 17,5 vjet. Por sa i sigurojmë ato?!

20 vite punë për ta blerë, 5 minuta për ta humbur, 1 minutë për ta siguruar

Shqipëria është një prej vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, përfshirë edhe tërmetet.

Sipas Hartës sizmike “Bottom of Form”, të publikuar nga Komisioni Sizmilogjik Evropian (ESC) renditja e vendeve sipas frekuencës dhe amplitudës së nivelit sizmik është: Turqi, Greqi, Shqipëri, Itali, dhe Rumania të cilat ndiqen nga vendet e tjera të Ballkanit.

Ne jemi në një zonë me aktivitet jo vetëm të theksuar sizmik por edhe të përhershëm (“të përjetshëm”). Për ta kuantifikuar në formate statistikorë; për çdo vit mund të shfaqen afërsisht 80 mijë tërmete tektonikë, nga të cilat afro 10 janë shumë të fuqishëm ose ndryshe në çdo afërsisht 20 vite mund të pritet të bjerë një tërmet i fuqishëm.

Kjo do të thotë që pavarësisht moshës që ka cilido shtetas në Republikën e Shqipërisë do të përjetoj të paktën njëherë në jetën e tij një tërmet.

Por përveç tërmeteve, një tjetër rrezik që i kanoset pronave tona është edhe zjarri.

Çdo vit në Shqipëri, si pasojë e bombolave të gazit që përdoren për ngrohje dhe gatim, digjen qindra apartamente, banesa apo biznese. Madje nuk kanë munguar as viktimat. Por shumë pak prej tyre janë të siguruara.

Dhe zjarret e ardhura nga bombolat e gazit apo energjia elektrike janë aq të shpejtë sa mund të djegin shtëpinë në vetëm 5 minuta.

Por çfarë duhet të bëjmë për të qenë të mbrojtur?

Sigurimi i Pronës (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, Sigurimi i Pronës është një domosdoshmëri.

Mbulimet:

Sigurimi nga Zjarri në SIGAL UNIQA mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

Energjia elektrike;

Shpërthimet e gazit;

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja;

Zjarri i ardhur nga fqinji

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit. Ndërsa çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

BLERJA ONLINE E SIGURIMIT TË SHTËPISË

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kështu kohë dhe para.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini Online siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat