14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjeologu që parashikoi tërmetin në Turqi, paralajmëron një tjetër goditje

Gjeologu që parashikoi tërmetin në Turqi, paralajmëron një tjetër goditje

Gjeologu Frank Hoogerbeets, i cili arriti të parashikonte tërmetin që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë, të hënën e 6 shkurtit ka bërë një tjetër parashikim të frikshëm.

Në një postim në Twitter ai shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore, një tërmet i fortë do të godasë gjatë 1 deri në 4 ditët e ardhshme, zonën në afërsi ose brenda shiritit lejla në foton e mëposhtme.

Potenciali për aktivitet më të fortë sizmik në ose afër brezit të purpurt 1-4 ditë. Ky është një vlerësim. Nuk përjashtohen edhe rajonet e tjera”, shkruan gjeologu.

LEXO EDHESigurimi i Shtëpisë nga tërmeti/ Gazetari i njohur tregon historinë personale: SIGAL UNIQA ma pagoi dëmin brenda javës

Më 3 shkurt, 3 ditë përpara se të binte tërmeti me magnitudë 7,8, me epiqendër në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, ai parashikoi se një tërmet me nagnitudë 7,5 në këtë rajon do të godiste Turqinë qendrore-jugore, Jordaninë, Sirinë dhe Libanin midis datave 4-6 shkurt.

Në komentin e tij, punonjësi i Solar System Geometry Survey (SSGS) bashkangjiti një foto me hartën e Turqisë, e cila shfaqte një pikë të kuqe që tregon zonën më të prekur nga tërmeti.

Deri para pak minutash, si pasojë e tërmetit të fuqishëm, kanë humbur jetën mbi 21 mijë persona ndërsa të plagosurit në të dy shtetet, Turqi dhe Siri, ka kaluar 78,000 personat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat