Paundi britanik është blerë sot me 130 lekë dhe është shitur me 131 lekë duke regjistruar kështu një rritje të ndjeshme të vlerës në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Franga zvicerane ka shënuar një rritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e kësaj të enjte teksa blihet sot me 116.7 lekë dhe shitet me 117.6 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.
Monedha europiane shfaqet relativisht konstante këtë të enjte pasi nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës teksa vijon sot të blihet me 115.9 lekë dhe të shitet me 116.4 lekë në raport me një ditë më parë.
Dollari amerikan sakaq vazhdon të qëndrojë relativisht në pozicion rikuperimi pasi është blerë ditën e sotme me 107.8 lekë dhe është shitur me 108.6 lekë në raport me ditën e djeshme.