Vijon të rritet numi i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë.
Ekipi i kërkim-shpëtimit ka vijuar punën edhe gjatë natës dhe raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 15.865, ku 12.873 në Turqi dhe 2.992 në Siri.
E teksa ditët kalojnë shpresat veniten për të nxjerrë nga rrënoja persona të gjallë. Sipas ekspertëve numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë pritet të rritet ndjeshëm pasi përpjekjet e shpëtimit janë afër kufirit prej 72 orësh që ekspertët e fatkeqësive e konsiderojnë periudhën më të mundshme për të shpëtuar jetë.
Moti është gjithashtu një faktor kyç, pasi rajonet e goditura nga tërmeti janë nën temperature minus çfarë e bën edhe më të vështirë mbijetesën e personave që janë nën gërmadha.