16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKoreja e Veriut 'hajdute' kriptomonedhash, përdori teknika kibernetike të sofistikuara për të...

Koreja e Veriut ‘hajdute’ kriptomonedhash, përdori teknika kibernetike të sofistikuara për të fituar akses në rrjetet dixhitale

Korea e Veriut vodhi më shumë asete kriptomonedhash në vitin 2022 se në çdo vit tjetër duke synuar rrjetet e kompanive të huaja të hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes. Ky është përfundimi i një raporti konfidencial të Kombeve të Bashkuara, që është analizuar nga agjencia e lajmeve Reuters.

Sipas monitoruesve të pavarur të sanksioneve të cilët raportuan para një komiteti të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, Korea e Veriut përdori teknika kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara për të fituar akses në rrjetet dixhitale të përfshira në financat kibernetike, për të vjedhur informacione me vlerë. Monitoruesit kanë akuzuar më parë Korenë e Veriut për përdorimin e sulmeve kibernetike për të ndihmuar në financimin e programeve të saj bërthamore dhe raketore.

Në raportin e tyre ata theksojnë se një vlerë më e lartë e aseteve të kriptomonedhave u vodh nga Pheniani në vitin 2022. Më shumë sesa në çdo vit të mëparshëm. Raporti i është dorëzuar komitetit 15 anëtarësh të këshillit të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut. Vendi ka mohuar më parë akuzat për hakerim ose sulme të tjera kibernetike.

Monitoruesit e sanksioneve thanë se Korea e Veriut ka pranuar se hakerat vendas vodhën asete virtuale me vlerë 630 milionë dollarë në vitin 2022, ndërsa një firmë e sigurisë kibernetike vlerësoi se krimi kibernetik i Koresë së Veriut shkon deri në 1 miliard dollarë. Dhe pse ndryshimi në vlerën e dollarit të kriptomonedhës muajt e fundit ka të ngjarë të ketë ndikuar në këto vlerësime, të dyja tregojnë se viti 2022 ishte një vit rekord për vjedhjen e aseteve virtuale nga ana e Koresë së Veriut.

Një firmë analitike blockchain me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar arriti të njëjtin përfundim. Raporti i OKB-së vuri në dukje se teknikat e përdorura nga protagonistët e sulmeve kibernetike janë bërë më të sofistikuara, duke e bërë kështu më të vështirë gjurmimin e fondeve të vjedhura.

Monitoruesit thanë se shumica e sulmeve kibernetike u kryen nga grupe të kontrolluara nga byroja kryesore e inteligjencës së Koresë së Veriut – Byroja e Përgjithshme e Zbulimit. Ai tha se ato grupe përfshinin ekipe hakerimi të gjurmuar nga industria e sigurisë kibernetike nën emrat Kimsuky, Lazarus Group dhe Andariel.

Në vitin 2019, monitoruesit e sanksioneve të OKB-së raportuan se Korea e Veriut kishte gjeneruar rreth 2 miliardë dollarë përgjatë disa viteve për programet e saj të armëve të shkatërrimit në masë duke përdorur sulme kibernetike të përhapura dhe gjithnjë e më të sofistikuara.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat