15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiNafta në tendencë rënëse në treg, ndikohet nga forcimi i dollarit

Nafta në tendencë rënëse në treg, ndikohet nga forcimi i dollarit

Nafta ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbje për të dytin sesion me radhë. Investitorët po presin për të tjera shenja mbi gjendjen e ekonomisë amerikane dhe asaj kineze. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 81 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi.

Gjatë kësaj jave, Brenti i Londrës ka humbur rreth 4.8% të vlerës, ndërsa nafta Bruto ka rënë me rreth 4.5%. Gjithashtu, çmimet janë gjendur nën presion për shkak të forcimit të dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare.

Në fokus të investitorëve do të jetë edhe situata e Covid-19 në Kinë dhe të dhënat e fundit sugjerojnë se numri i infektimeve ka rënë ndjeshëm. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet në rreth 1925 dollarë, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 23.4 dollarë për onz, duke rënë ndjeshëm krahasuar me një ditë më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat