Toyota Motor Corporation deklaroi të hënën se ka shitur 10.5 milionë automjete në vitin 2022, duke mbrojtur titullin e shtëpisë automobilistike që ka shitur më shumë makina në botë për të tretin vit rradhazi.
Shitjet globale të grupit, duke përfshirë edhe njësinë e kamionëve Hino Motors dhe prodhuesin e makinave të vogla Daihatsu, ranë me 0.1%, falë shitjeve rekord jashtë shtetit prej 8.6 milionë automjetesh, të cilat kompensuan rënien 9.6% në tregun e brendshëm, në 1.9 milionë njësi.
Rivali i saj, Volkswagen Group, në fillim të muajit regjistroi shitjet më të ulëta në një dekadë, në 8.3 milionë makina, për shkak të kufizimeve të Covid-19 në Kinë dhe luftës në Ukrainë, duke vënë në vështirësi zinxhirët e furnizimit.
Pavarësisht se, edhe për Toyota pati disa vështirësi në furnizim të lidhura me chip-at, shtëpia automobilistike japoneze deklaroi se kërkesa e fortë në Azi dhe rritja e kapacitetit prodhues në Azi dhe Amerikën e Veriut, rritën prodhimin global me 5% në vitin 2022.
Në nëntor, Toyota rishikoi parashikimet e prodhimit për vitin financiar që mbyllet në mars, nga 9.2 milionë automjete në 9.7 milionë, raporton Reuters.
LEXO EDHE: 10 makinat me jetëgjatësinë më të madhe, 6 prej tyre janë Toyota
Ku mund ta gjeni Toyota-n në Shqipëri?
“Toyota Albania ALTO Sh.p.k” është përfaqësues i vetëm zyrtar i gjigandit japonez në Shqipëri.
“Filozofia jonë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive, asistenca pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha “Toyota Albania – Alto Sh.p.k” është e vetmja kompani në Shqipëri që ofron automjete me garanci 10 vjet”, shprehen drejtues të kompanisë.
Cilat janë mundësitë e blerjes?
Toyota Albania – Alto Sh.p.k.” bashkëpunon me të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare që operojnë në Republikën e Shqipërisë. Kjo u jep mundësinë klientëve të kenë gjithmonë një automjet të ri duke paguar përmes ofertave financiare,të personalizuara sipas profilit, apo kërkesave specifike të tyre.
“Toyota Albania – Alto sh.p.k” i ofron të gjithë klientëve të saj të cilët kanë një automjet Toyota vlerësimin maksimal për automjetin e përdorur që ata kanë ,duke i ofruar mundësinë ta zëvendësojnë atë me një automjet të ri.
Servisi i autorizuar “Toyota”
Servis i autorizuar ”Toyota” do të thotë ofrimi për konsumtatorin i të njëjtit shërbim dhe cilësi si në çdo pikë tjetër “Toyota” në Europë.
Përveç çdo servisi të specializuar mekanik, xhenerik, elektrik, kontroll me banko provë, servis i plotë për lyerje, ku zëvendësimi i pjesëve të konsumuara bëhet vetëm me pjesë origjinale, pranë këtij servisi do të merrni shërbim të specializuar dhe për diagnostifikimin e gjendjes së baterisë hybride.
Servisi i autorizuar “Toyota” është i vetmi ku për automjete nën 10 vite të përdorura dhe deri në 185.000 km ofrohet 1 vit garanci shtesë nëse shërbimet për automjetin tuaj i kryeni pranë tij.
Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5
Web: www.toyotaalbania.al
Cel: 069 20 81 552
LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”