Disa nxënës të fshatit Mamzotaj, Kavajë, kanë shfaqur probleme shëndetësore pasi kanë konsumuar disa produkte ushqimore.
Ata thanë në Polici se ushqimet i kishin blerë në një dyqan të fshatit dhe se pasi i kanë konsumuar nuk janë ndjerë mirë. Lidhur me këtë ngjarje është vënë nën hetim pronari i dyqanit, shtetasi me iniciale M.H., 48 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e Policisë.