11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpëtuan veten, por jo shtëpinë/ Zjarri shkrumbon totalisht banesën në Lushnje

Shpëtuan veten, por jo shtëpinë/ Zjarri shkrumbon totalisht banesën në Lushnje

Një banesë është djegur plotësisht gjatë natës në Thanë të Lushnjes, duke rrezikuar jetën e dy pensionistëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur bashkëshortët Elmaz dhe Bukurie Korraqe ishin në gjumë.

Sipas kryefamiljarit, ai e ka dëgjuar zhurmën dhe është zgjuar, ndërsa pak çaste më pas ka parë flakët që shpërthyen nga kuzhina. Mes flakëve arriti të nxjerrë gruan. Arritën të dalin jashtë të dy, duke shpëtuar veten, por jo banesën.

Sipas 67-vjeçarit, 4 dhoma dhe një kuzhinë u dogjën tërësisht, ndërsa ai dhe gruaja tashmë janë strehuar tek të afërmit.

Djegia e banesës ka rrezikuar të përfshijë nga flakët edhe pyllin në Thanë, i cili është ngjitur me shtëpinë e djegur. Ardhja në kohë e mjetit zjarrfikës bëri që zjarri të mos përhapej më tej.

LEXO EDHEBashkë me dimrin rriten edhe rastet e zjarreve në banesa/ Si të mbrojmë pasurinë tonë me vetëm 5,000 Lekë në vit

SIGURIMI I SHTËPISË 

Shtëpia juaj ose Prona juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i i saj (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.

Nëse keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë.

Nëse nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.

Mbulimet:

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Energjia elektrike

Shpërthimet e gazit

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja

Zjarri i ardhur nga fqinji

Rënia e mjeteve fluturuese

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

SIGURIMI I SHTËPISË ONLINE

Nëse më parë do të duhej të shkoje në një zyrë SIGAL për të blerë sigurimin e shtëpisë, pronës apo biznesit, sot kushdo mund ta bëjë atë nga celulari apo latopi, pa qenë nevoja të paraqitet fizikisht.

Nuk ka rëndësi ku jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton të hyni në sigal.com.al dhe mund të blini Sigurimin e Pronës suaj. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Çmimi? Duke filluar nga vetëm 5,000 lekë në vit.

Siguroni ato që keni ndërtuar me shumë mund dhe jetojeni jetën pa shqetësime…

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat